Flash News

KRYESORE

Biseda Rama - Mitsotakis, diplomati Nesho kritikon kryeministrin: Diskuton për basketboll, jo tema konkrete

Diplomati Agim Nesho ka kritika për kryeministrin Edi Rama. Në rubrikën "Opinion" në News 24, ai u shpreh se me autoritetet greke duhen diskutuar tema konkrete, jo biseda bashketbolli.

“Grekët për Shqipërinë janë një fuqi e respektuar. Shqipëria dhe Greqia duhet që të respektojnë njëri-tjetrin e jo kryeministrat të flasin për basketboll. Duhen pra gjëra që janë esenciale, që kanë kuptim për politikat dhe diplomacinë tonë. Për takimet bilaterale duhet transparencë, ta dinë shqiptarët se çfarë Rama ka biseduar me Mitsotakis”, u shpreh diplomati Nesho.

Agim Nesho shtoi se Samiti i Berlinit ishte ai që vendosi Gjermaninë dhe Francën në unison, e se këta dy shtete duan ta afrojnë më tepër Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi Samitin e Berlinit, ku Gjermania e Franca kërkojnë që Ballkani Perëndimor të mos ngelet jashtë. Gjermania dhe Franca janë në unison në politikat e përbashkëta të Bashkimit Europian. Mendoj se BE do të ketë një rol drejtues. Unë mendoj se më shumë ka interes, pra SHBA, BE duan të përkrahin vendet e Ballkanit Perëndimor sesa realisht duan të zgjidhin probleme. SHBA ka interes ndaj Shqipërisë, edhe për faktin se shqiptarët janë pro amerikanë e pro europianë”, deklaroi Nesho.

Të fundit