
Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump. Me masat e miratuara, blloku shënjestron produktet amerikane në vlerë prej 20 miliardë eurosh përfshirë sojën, motoçikletat dhe produkte të bukurisë.
Tarifat deri në 25 për qind janë hakmarrje për tarifat e SHBA-së ndaj çelikut dhe aluminit të vendosura muajin e kaluar - ndërsa masat e Evropës ndaj tarifave të fundit, që Trump i shpalli më 2 prill, ende nuk janë ndërmarrë.
“Këto kundërmasë mund të pezullohen në çdo moment, nëse SHBA-ja pranon një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë të lëshuar pas miratimit të masave nga shtetet anëtare të BE-së.
Tarifa e re do të nisë së zbatuari më 15 prill, tha KE-ja.
“BE-ja e konsideron tarifat e SHBA-së të pajustifikueshme dhe dëmtuese, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe për ekonominë globale”, shtoi KE-ja.
Brukseli theksoi se dëshiron një marrëveshje që “do të ishte e balancuar dhe me përfitime reciproke”.
Trump ka vendosur gjithashtu një tarifë prej 25 për qind për importet e automjeteve nga BE-ja, dhe ka shënjestruar bllokun me tarifa reciproke prej 20 për qind që hynë në fuqi sot.
Një zëdhënës i BE-së tha përgjigja ndaj tarifave të reja të SHBA-së do të bëhet publike javën e ardhshme.
E miratuar nga 26 shtete të BE-së – Hungaria nuk votoi kundër – lista e produkteve të shënjestruara është e orientuar kryesisht drejt shteteve që udhëhiqen nga republikanët e Trumpit.
Produktet e përfshira janë produktet e pulës, mistri, frutat dhe arrat, druri, motoçikletat, plastika, tekstili, pikturat dhe pajisjet elektrike.
Burboni, që ishte në një listë të mëhershme, është hequr nga BE-ja pas presionit nga eksportuesit e mëdhenj të verërave nga Franca dhe Italia, që kanë shprehur frikën se Trumpi do të bëjë realitet kërcënimin e tij për vendosjen e një tarife prej 200 për qind ndaj pijeve evropiane.
Masat e miratuara të mërkurën nga BE-ja janë të ndara në dy pjesë.
Së pari, BE-ja do të lejojë që një sërë tarifash që datojnë nga mandati i parë i Trum-it – por që u pezulluan – të rikthehen në fuqi dhe ato do të nisin zbatimin nga e marta e ardhshme.
Hapi i dytë përfshin listën e re të produkteve që do të shënjestrohen me tarifa, shumica e të cilave do të hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm, ndërsa disa do të realizohen në dhjetor./rel
Të fundit


Gazetari: Xhevdet Troplini në krah të një politikani
21 Maj 2025, 22:00
Amnesty International: Kampet në Shqipëri, pasqyrë e një sistemi çnjerëzor
21 Maj 2025, 21:49
Ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare
21 Maj 2025, 21:39
Bitcoin thyen rekord historik: Arrin në 109,302 dollarë
21 Maj 2025, 21:36
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
21 Maj 2025, 21:08
Hyn në fuqi vendimi i BSH/ Kredia për blerje banese kufizohet nga 1 korriku
21 Maj 2025, 21:04
“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi
21 Maj 2025, 20:50
Qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri
21 Maj 2025, 20:45
Rrjetet sociale: Mik apo armik i marrëdhënieve tona personale?
21 Maj 2025, 20:22







Ndahet nga jeta parakohe sopranoja e njohur e TKOB
21 Maj 2025, 18:27



Rezultati i Izraelit në Eurovision ngre pikëpyetje mbi votimin
21 Maj 2025, 17:23
Firence, arrestohen dy shqiptarë me 23 kg kokainë
21 Maj 2025, 17:03
Pezullohet lundrimi nga moti i keq në Vlorë
21 Maj 2025, 16:58
Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit
21 Maj 2025, 16:41


Operacioni “Ura”/ Ekil Nderjakut i komunikohet masa “arrest me burg”
21 Maj 2025, 16:08

Kush ka më shumë nevojë për ushtrime fizike: Gratë apo burrat?
21 Maj 2025, 15:43
Ish-politikani ukrainas, qëllohet për vdekje pranë një shkolle në Madrid
21 Maj 2025, 15:32
Operacioni “Ura”/ Ekil Nderjakut i komunikohet masë tjetër sigurie në qeli
21 Maj 2025, 15:22
Çokollata do arrijë çmime të larta! Prodhimi i kakaos në krizë të rëndë
21 Maj 2025, 15:11


Vijon ngërçi/ As përpjekja e 19-të nuk zhbllokon Kuvendin e Kosovës
21 Maj 2025, 14:42


Papa Leoni i lutet Izraelit t’i lejojë ndihmat humanitare në Gazë
21 Maj 2025, 14:18





A ka BE-ja ende mjete efektive për t'i shkaktuar dhimbje Rusisë?
21 Maj 2025, 13:26





Gjendet pa shenja jete 24-vjeçari në liqenin e Farkës
21 Maj 2025, 12:37

Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit
21 Maj 2025, 12:18

Emri i vetëm i 11 majit është: Terrorizëm elektoral
21 Maj 2025, 12:06



Haxhi 2025/ Gjithçka që duhet të dini rreth pelegrinazhit vjetor në Mekë
21 Maj 2025, 11:28

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores, Roven Zeka
21 Maj 2025, 11:02

Kuçovë/ 66-vjeçari ngacmon sek*ualisht 17-vjeçaren
21 Maj 2025, 10:41

Çrregullimet mendore dhe obeziteti kërcënojnë adoleshentët
21 Maj 2025, 10:22


19 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, shumica prej tyre fëmijë
21 Maj 2025, 09:50
Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura
21 Maj 2025, 09:40



A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?
21 Maj 2025, 09:01




Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
21 Maj 2025, 08:09
Reshje shiu në të gjithë vendin, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës
21 Maj 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Maj 2025, 07:47

Gjylameti del “kundër” Ramës, merr pamjet nga KQZ pas humbjes së mandatit
20 Maj 2025, 22:32

Berisha: Nuk kam menduar dorëheqjen, jam në një mision për të mbrojtur votën
20 Maj 2025, 22:08



Arrestohen 38 persona për komplot në Venezuelë, mes tyre edhe një shqiptar
20 Maj 2025, 21:18



Shehaj: Votat tona nuk kanë për t’u bashkuar kurrë me Edi Ramën
20 Maj 2025, 20:24
Anija “Butrinti” shpëton 13 emigrantë në detin Egje, mes tyre 2 fëmijë
20 Maj 2025, 20:01





Si u tërhoqen nga ankesat për votat kandidatët e PS pas mesazhit të Ramës
20 Maj 2025, 18:34