Flash News

KRYESORE

Botohet vepra e plotë e kryetares së parë të Partisë Social- Demokrate

Botohet vepra e plotë e kryetares së parë të Partisë

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, në një postim të saj në facebook, njofton se jemi në prag të përfundimit të botimit të kolanës së Musine Kokalarit. Sipas Kumbaros, botimi përmbledh tre vepra. Vepra 1  përfshin librat “Siç më thotë nënua plakë” dhe “Nënua plakë në Romë”.  Vepra 2 libri “Sa u tunt jeta” dhe  Vepra 3 përmbledh ditarin e saj “Jeta ime universitare”.

Ditari “Jeta ime universitare’ – përkthim nga gjuha italiane i botimit të përgatitur nga profesorët e Universitetit 'La Sapienza', Mauro Geraci dhe Simonetta Ceglie.

Përkthimi i ditarit të Kokalarit vjen në shqip nga përkthyesja dhe gazetarja e kulturës Arta Marku dhe do të shoqërohet me parathënie studimore nga Mauro Geraci dhe Simonetta Ceglie si dhe me një ese nga shkrimtari Visar Zhiti.

Botimi i kësaj kolane është përgatitur nga Biblioteka Kombëtare dhe është financuar nga Ministria e Kulturës dhe vjen në vazhdën e aktiviteteve të programuara për përkujtimin e 100-vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit, shkrimtares së parë shqiptare.”

Musine Kokalari është edhe e para kryetare e Partisë Social- Demokarte e themeluar në vjeshtën e vitit 1943.

Të fundit