Flash News

KRYESORE

Burg me afat 40 ditor për Gentian Manajn, njëri prej të arrestuarve nga operacioni "Los Blancos"

Burg me afat 40 ditor për Gentian Manajn, njëri prej të

Gentian Manajt, i arrestuar në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS", i është caktuar masa arrest me burg me afat 40 ditor nga Gjykata Penale e Tiranës.

Manaj ishte pjesë e kartelit shqiptarë të drogës, që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas policisë, karteli shqiptar i drogës u shkatërrua nga Prokuroria e Firences, e cila firmosi 30 urdhër arreste.

Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular’ blackberry’ në te cilin u gjetën bisëdat e trafikantëve.

Gjithashtu gjatë operacionit ranë në pranga 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë shqipërie.

Gentian Manaj u arrestua për llogari të autoriteteve italiane, ku iu caktua masa e sigurisë me afat, për shkak se pritet që të vijnë fashikujt e dosjes nga drejtësia e vendit fqinj.

Të fundit