Flash News

KRYESORE

“Burrat tradhëtojnë se femrat s’mbajnë veten” reagon ashpër Barbana Dini ndaj imamit: Më zhgënjeve!

“Burrat tradhëtojnë se femrat s’mbajnë veten”

Deklarata e imamit Elvis Naçi, se burrat tradhëtojnë pasi femrat nuk mbajnë veten, ka ngjallur reagimin e disa personaliteteve të njohur, ndër to edhe të këngëtares Barbana Dini.

Këngëtarja shprehet tejet e zhgënjyer nga deklarata e imamit të cilit i drejtohet se s’është veçse avokat i meshkujve që tradhëtojnë.

STATUSI I PLOTË I BARBANA DINIT

Elvis Naçi më zhgënjeve! Ti nuk je asgjë tjetër perveçse një avokat i meshkujve që tradhëtojnë! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po përpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat në fajtorë. Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ky tip femre që duhet t’i “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretëtirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve! Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke,që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk ekziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçkë gabi. Meqenëse, me sa kam parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd në rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram, do dëshiroja që dhe interpretimet e tua t’i përshtateshin nivelit të kohës.

Të fundit