Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Arta Marku u votua për dy muaj si kryeprokurore, madje mbushi vitin dhe kërkon 200 veta staf

Bylykbashi: Arta Marku u votua për dy muaj si kryeprokurore, madje mbushi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komenton pozicionin e Arta Markut, e emëruar vjet në dhjetor si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Nisur edhe nga dorëheqja e një dite më parë të prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions në SHBA, Bylykbashi e konsideron sërish emërimin e  Markut në shkelje të Kushtetutës. Madje, sipas tij ajo u emërua për dy muaj, por ajo po mbush vitin në krye të organit të akuzës.

Reagimi i plotë:

Vetem Arta mbetet‎

Jeff Sessions, Prokurori i Pergjithshem i SHBA qe u caktua sipas Kushtetutes per te pakten 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetem dy vitesh.‎

Ama, Arta Marku, Prokurorja e Pergjitheshme e Perkoheshme qe u votua kunder Kushtetutes vetem per 2 muaj, po mbush vitin ne detyren e saj te perkoheshme, madje kerkon 200 veta shtese ne personel. Nuk eshte cudi qe ajo te rrije 4 vite.‎

Kjo reforma jone ne drejtesi duhet eksportuar sepse rezulton nje "sukses" qe te le pa fryme. Per shembull, do t'i kishte kursyer Amerikes nje muaj debat per gjyqtarin e Gjykates Supreme, sepse nuk do kishin gjykate fare.‎

Të fundit