Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Votimi dhe numërimi elektronik janë prioritete me rëndësi

Bylykbashi: Votimi dhe numërimi elektronik janë prioritete me

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se opozita ka propozime konkrete sa i përket procesit të votimeve. Gjithashtu, ai shtoi seme përparësi janë lufta ndaj shitblerjes dhe manipulimit të votave.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Bylykbashi shtoi se opozita vijon t’i qëndrojë propozimit me pesë pika.

“Votimi dhe numërimi elektronik një nga prioritet më të rëndësishme. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit.

Një nga zgjidhjet që do të na ndihmojë të luftojmë manipulimin që bëhet në qendrat e votimit, do bëjë të mundur heqjen e duarve të komisionarëve që me urdhër politik nga maxhoranca vjedhin vota. Kemi disa propozime. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme, por janë ende në diskutim

Për Reformës Zgjedhore, propozimi ynë është i qartë në tryezë me planin 5 pikësh, mazxhoranca ka vazhduar me zgjidhjen e saj. Ju e keni parë që maxhoranca nuk dëgjon nga ai vesh. Për këtë arsye ne nuk mund të qëndrojmë”, deklaroi Bylykbashi për mediat.

Të fundit