Flash News

KRYESORE

Caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut

Caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut do të mbajë të parakohshme në 12 prill.

Pasditen e sotme liderët e partive politike në Maqedoni u mblodhën për të diskutuar mbi këto zgjedhje, pas kërkesës të kryeministrit Zaev lidhur me mos hapjen e negociatave.

Pas përfundimit të mbledhjes u arrit në përfundimin që data 12 prill 2020 të shënojë zgjedhjet e parakohshme .

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zoran Zaev, raporton Alsat M.

Të fundit