Flash News

KRYESORE

Çfarë po ndodh në Twitter? Fansat evropianë krejt papritur kërkojnë Elvana Gjatën në Eurovizion

Në mënyrë të papritur, një hashtag ka marrë dhenë në Twitter. "Elvana Gjata në Eurovizon për të përfaqësuar San Marinon".

Fansat e Eurovizion kanë shprehur hapur pëlqimin dhe mbështetjen për Elvana Gjatën në Festivalin Evropian të Këngës dhe nuk e kursyen zhgënjimin kur këngëtarja shqiptare nuk fitoi.

Por mesa duket mund të jetë një mundësi sado e vogël që Elvanën ta shohim pjesëmarrëse në këtë garë, për të cilën edhe mori përsipër të konkurrojë në "Festivalin e Këngës".

San Marino është një shtet shumë i vogël në Itali me rreth 34.000 banorë, skena muzikore aty është po ashtu shumë e vogël ndaj San Marino-s i është dashur të huazojë këngëtarë nga vende të tjera të botës, për ta përfaqësuar.

Këtë vit, po diskutohej që vendi të përfaqësohej nga këngëtarja gjermano-amerikane, Aly Ryan, por në mënyrë krejt të papritur, kanë shpërthyer komentet dhe kërkesat nga fansat që të jetë Elvana ajo që duhet të marrë pjesë në Eurovizion.

Si skenar, ngjan shumë bukur. Madje edhe një lloj "hakmarrje" nga ana e këngëtares për ata që e vlerësuan me 2 pikë. Mirëpo a është gati Elvana që të marrë një hap të tillë?

Nuk dihet asgjë rreth këtij thashethemi, por siç do e shihni në fotot e mëposhtme, në Twitter ka dhjetëra komente nga të huajt që kërkojnë që Elvana të përfaqësojë San Marinon në "Eurovizion".

Madje, fansat këtë e shohin dhe si një mundësi shumë të mirë për rikthimin dhe hakmarrjen e Elvanës dhe një prej tyre shprehet se nëse ndodh kjo nuk mundet ta humbasë kurrsesi si moment.

Të fundit