Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Shërohet pacienti i parë në Kosovë, por rastet shtohen

COVID-19/ Shërohet pacienti i parë në Kosovë, por rastet

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia njoftoi se Kosova shënoi pacientin e parë të shëruar nga koronavirusi.

“Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë”, shkruan Vitia.

Megjithatë, rastet në Kosovë janë duke u rritur çdo ditë. Vetëm gjatë ditës së enjte janë shënuar 8 raste të reja, nga 89 analiza të kryera të personave të dyshuar me koronavirus. Në Kosova janë regjistruar rreth 80 raste të personave të infektuar nga koronavirusi.

Të fundit