Flash News

KRYESORE

Cristiano Ronaldo dhe gjithë skuadra heqin dorë nga rroga e 4 muajve, kontribuojnë në luftën ndaj COVID-19

Cristiano Ronaldo dhe gjithë skuadra heqin dorë nga rroga e 4 muajve,

Futbollisti Cristiano Ronaldo bashkë me ekipin  e Juventus kanë hequr dorë nga paga e 4 muajve që marrin si lojtarë në këtë ekip.  Trajneri Maurizio Sarri dhe të gjithë futbollistët do të heqin dorë nga rroga e katër muajve për të ndihmuar sadopak në ndikimin ekonomik që pandemia ka shkaktuar dhe kështu ata kanë dashur të japin kontributin e tyre në luftën kundër COVID-19.

Pagat e muajit mars, prill, maj dhe qershor do t'i kursenin club-it në total 90 milionë euro dhe si një nga  skuadrat më të mëdha dhe më të famshme në Europë, Juventus vendosi të kontribuojë përmes rrogës së futbollistëve.

Përveç kësaj, lojtari portugez, Cristiano Ronaldo ka dhuruar po ashtu edhe 1 milionë euro në Portugali për të ndihmuar vendin e tij në luftën kundër koronavirusit. Këto para kanë shërbyer për pajisjet e terapisë intensive dhe shtretër për në spitalin e Lisbonës.

Të fundit