Flash News

KRYESORE

Daçiç: Prishtina nuk do dialog, nuk e dinë që situata ka ndryshuar

Daçiç: Prishtina nuk do dialog, nuk e dinë që situata ka

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç e shikon deklaratën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti si një mungesë interesimi për të vazhduar dialogun dhe për të arritur një kompromis mes dy vendeve.

“Nëse ata (Kosova), vazhdojnë kështu, ne nuk jemi optimistë kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Daçiç, raporton “RTS.rs”.

Ai shtoi se nga Beogradi ka dëshirë për dialog, por Prishtina me veprimet e saj po tregon se është faktori më i madh i paqëndrueshmërisë.

“Ky është një tregues se ata nuk kujdesen për dialogun dhe kompromisin. Problemi i vetëm është se ata nuk e kuptojnë se situata ka ndryshuar shumë”, vazhdoi Daçiç, që është i mendimit se pozicioni i politikës së jashtme të Serbisë ka ndryshuar dhe se është përmirësuar kohët e fundit.

Ministri i Punëve të Jashtme Daçiç po ashtu theksoi se, qëllimi më i rëndësishëm për qeverinë aktuale të Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Të fundit