Flash News

KRYESORE

Debati për ndryshimin e kufijve në Kosovë, reagon edhe LSI

Debati për ndryshimin e kufijve në Kosovë, reagon edhe LSI

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sa i takon debatit të  kufijve mes Kosovës dhe Serbisë për të cilin u përplasën dje ashpër Hashim Thaçi dhe Sali Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se kufijtë janë në rregull ndërsa ekonomia jo.

“Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t’i mbrojmë si duhet. “Hallet” e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve”, shprehet Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Kufijte jane ne rregull ndersa ekonomia jo,ndersa “hallet” e vetes te mos i bejme te shqiptareve.

Kufijte jane ne rregull.

Luftera te medha kane percaktuar fituesit dhe humbesit,kane percaktuar dhe kufijte e fituar,kane percaktuar dhe shqiptaret si fitues.

Dhe fituesi duhet te sillet si fitues e kunderta eshte faj.

Ekonomia nuk eshte ne rregull as ne Shqiperi dhe as ne Kosove.

Eshte ne krize ekonomia.

Eshte i madh korrupsioni.

Pastrohen edhe para te pista shume bile.

Shqiptaret kendej dhe andej kufirit presin ekonomi shume here me te mire dhe me te forte.

Kush i le shqiptaret te varfer eshte armik i tyre.

Sa per kufijte ata mire jane,na duhet vetem qe t’i mbrojme si duhet. “Hallet” e vetes te mos i bejme halle te shqiptareve.

Të fundit