Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dëbimi i ambasadorit iranian, diplomati Nesho: Vendimi i Ministrisë së Jashtme ishte amatoresk
Diplomati i njohur Agim Nesho e konsideron politikën e jashtme shqiptare amatorekse pas vendimit për dëbimin e ambasadorit iranian në Tiranë.
Në studion e emisionit ‘360 gradë’, Nesho shtoi se këtu mund të ngrihesh një ditë të bukur dhe e shikon që nga aspiratat e popullit shqiptar për t'u lidhur me perëndimin të gdhihesh diku në një vend islamik
“Gjatë këtyre ditëve kemi një politikë amatoreske, pa asnjë bosht si ajo anija në mes të detit që nuk i dihet direku nga është rrëzuar. Heqja e një ambasadori është thjesht....dëbimi i ambasadorit është një akt politik. Ndodhi edhe ngjarja në Britaninë e Madhe por u hoqën persona të tjerë dhe nuk u arrit deri tek ambasadori. Informacioni për këtë gjë duhet të jetë dhënë me kohë.
Vendimmarrja shqiptare duhet të jetë e ndërlidhur. Ne shkuam dhe votuam kundër interesave të Amerikës. Politika e jashtme shqiptare është pa bosht fare. Këtu mund të ngrihesh një ditë të bukur dhe e shikon që nga aspiratat e popullit shqiptar për t'u lidhur me perëndimin të gdhihesh diku në një vend islamik ose që dëshiron të kthejë fuqinë e tij të mëparshme”, deklaroi Neshi.