Flash News

KRYESORE

Deputeti holandez: Duam të japim një paralajmërim të fortë me pezullimin e vizave për shqiptarët

Deputeti holandez: Duam të japim një paralajmërim të

Jeroen van Wijngaarden, deputet i VVD, Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci, është një prej atyre që kanë votuar pro rikthimit të vizave për shqiptarët. Në një intervistë për Politiko.al ai shpjegon se pse, duke ngulmuar se ka kriminalitet të lartë shqiptar në vendin e tij. Ai thotë se me anë të pezullimit të vizave kanë dashur të thonë se shqiptarëve iu është dhënë lëvizja e lirë me kushte.

Intervistoi: Liridon Cecja

Politiko: Rreth një muaj më parë parlamenti juaj votoi për të rikthyer regjimin e vizave me Shqipërinë. A mund të na i shpjegoni arsyet se, pse partia juaj, VVD, e mbështeti këtë nismë, sepse në vendin tonë ka dyshime rreth kësaj iniciative?

Sepse ne e kemi vënë re se, ka një problem në Holandë me kriminelët shqiptarë. Liberalizimi i vizave nuk është diçka që iu është dhënë shqiptarëve pa kushte. U është dhënë përkohësisht dhe me kushte të forta. Ne duam të japim një paralajmërim të fortë me këtë pezullim.

Politiko: Eshtë interpretuar gjerësisht se vendimi juaj ishte racist dhe ka të bëjë me paragjykimet ndaj shqiptarëve, pasi krimi shqiptar paraqet vetëm 0.2 përqind të kriminalitetit në Holandë, sipas 'Statline'...

Nuk pajtohem me këtë. Ne nuk jemi racistë dhe nuk kemi asgjë kundër shqiptarëve, por është e provuar se ka shumë probleme me shqiptarët në prostitucion dhe trafikun e drogës. Ne nuk duam të jemi një pedanë kërcimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Politiko: Kryetari i parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi ka thënë se 'droga dhe prostitucioni nuk janë një fenomen shqiptar, por ne e kemi gjetur në Holandë dhe Europë"...

Ne nuk themi se se është një fenomen shqiptar, por është e ditur se në rajone të ndryshme të Holandës, si në Limburg dhe Rotterdam, bandat shqiptare janë ekstremisht famëkëqija në importin e drogës.

Politiko: Disa anëtarë të qeverisë shqiptare kanë thënë se nisma juaj është nxitur nga lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Nuk është e vërtetë. Nuk kam patur kontakte me Lulzim Bashën.

Të fundit