Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD publikon foton e Ramës me presidenten Kitaroviç: Momenti kur Kroacia humbi ndeshjen

Kroacia nuk arriti të fitonte Kupën e Botës për herë të parë në historinë e saj, pasi u mposht me shifrat 4:2 nga Franca.

Humbja e skuadrës së drejtuar nga Zllatko Daliç ka ngjallur reagime të shumta, ku nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka bërë ironi në Facebook, në lidhje me foton e Ramës me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, realizuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër.

“Kroatet luajten si kampione, po ishin pa fat; nje autogol dhe nje penallti... Franca kampione.  A e dinte Macron qe bente sikur nuk e shihte TERSIN, apo ai thjesht e injoroi dhe kjo u kthye ne fat per Francen ? Kolinda nuk kishte nga ta dinte. Nuk e pa qe perpara se te bente selfie me te TERSI po eliminonte Angline duke qendruar prane Theresa May-t”, shkruan Paloka.

Të fundit