Flash News

KRYESORE

Deputeti Maliqi uron Vasilin për postin në administratë. Replikon gazetarja

Deputeti Maliqi uron Vasilin për postin në administratë. Replikon

Deputeti Lefter Maliqi, duke përfituar nga fakti se ishte ftuar në emisionin ‘Open’, ka uruar gazetaren Eni Vasili për detyrën e re si anëtare e Këshillit të Statistikave – Instat – në postin e përfaqësueses së medias.

“Ti po e drejton keq emisionin. Ta gëzosh detyrën që të ka dhënë Edi Rama”, ishte urimi i Maliqi që pati disa përplasje me gazetaren.

“Po na jep dhe mend tani. Hajt mirupafshim!”  replikoi gazetarja duke e mbyllur lidhjen direkte me deputetin.

Vasili e mori detyrën e re më datën 4 korrik, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave me firmën e Edi Ramës dhe Erion Braçes.

Në parlament, ajo u  votua me 70 vota pro, 18 kundër dhe 16 abstenim ndërsa 6 deputetë munguan.

Të fundit