Flash News

KRYESORE

Deputetja e PS-së merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Deputetja e PS-së merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të

Burime konfidenciale për Tpz.al, bëjnë me dije se ish zëvendësministrja e brendshme,  Elona Gjebrea, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mësohet se zonja Gjebrea është paraqitur vetëm në prokurori dhe ka hyrë nga dera e pasme.  Gjebrea është marrë në pyetje nga prokuororja Elisabeta Ymeraj. Ajo ka qëndruar rreth 1 orë e 30 minuta në prokurori.

Pak ditë më parë, në disa media, u publikua lajmi se ish zëvendës ministrja, ishte thirrur nga prokuroria, por ishte vetë ajo që e mohoi lajmin.

Mësohet se Gjebrea është pyetur lidhur me dyshimet se ka qenë  në makinën e Habilajve. /TPZ.AL

Të fundit