Flash News

KRYESORE

Deputetja i shkruan nga selia e PD Preç Zogajt: Humbja ka thjesht targën tënde

Deputetja ende në detyrë e Partisë Demokratike, Albina Deda ka reaguar pas deklaratave kritikuese të Preç Zogajt për Lulzim Bashën. Duke theksuar në ‘Facebook’ se ndodhet në selinë e PD-së, Deda shprehet në reagimin e saj se pavarësisht angazhimit të demokratëve, Zogaj nuk arriti të futet në Kuvend për shkak të personalitetit të konsumuar dhe dyzuar, ndonëse ndodhej në një vend të lakmueshëm në listë.

Ajo akuzon drejtpërdrejt Zogajn për humbjen në Lezhë.

“Koha e faktët po konfirmojnë se ulërimat në emër të demokracisë të grupit anti-Basha janë kopje shëmtire të kohëve të lashta të herezisë. Por çudia që më së pakti më çudit është reagimi i sotëm po aq prevers e kontravers i Preç Zogajt, i cili u rreshtua me anë të sofizmave të tij antianalitik kundër z.Basha. z.Basha e nominoi atë në listën e qarkut Lezhë në një vend jo pak të lakmueshëm për një njeri me ideal të qëndrueshëm. Unë dhe gjithë demokratët natyrisht e njihnim por i bëmë fushatë por vetë personaliteti i tij i konsumuar e i dyzuar bëri që ai të humbë shansin. Kjo humbje ka thjesht targën tënde Preç Zogaj! Po ashtu prononcimi jot i sotëm dekonspiron, se karriera e sëmurë dhe aspak refleksioni të riktheu në PD. Për të gjithë ne, gjithë demokratët dhe natyrisht edhe për kryetarin Basha ky është një mësim i madh. Nëse do ta përkufizoja kimikisht qëndrimin tënd or Preç do të përfundoja me një fjali: "Riciklimi i të ricikluarve është në kushtet e pamundësisë", shkruan ndër të tjera Albina Deda.

Krisje mes Zogajt dhe Bashës? Ish-kandidati: Duhej të dorëhiqej; nuk u kërkon dot llogari Patozit dhe Topallit

Preç Zogaj pendohet për marrëveshjen Basha-Rama: I dha komoditet hashashit dhe blerjes së votave

Të fundit