Flash News

KRYESORE

Derbi i Londrës ka karton të kuq, penallti dhe spektakël, por jo fitues

Derbi i Londrës ka karton të kuq, penallti dhe spektakël, por jo

Premier League sonte pati kryendeshjen e mesjavës, Chelsea-Arsenal, mbyllur në barazim 2-2. Ky derbi në "Stamford Bridge" do të mbahet mend gjatë, sepse i pati të gjitha.

Chelsea kaloi i pari në avantazh me penalltinë e ekzekutuar saktë nga Jorginho pas thuajse një gjysmë ore lojë. Mbrojtësi Luiz shkaktoi faull brenda zonës së rreptësisë dhe doli me karton të kuq si lojtar i fundit.

Pjesa e dytë ishte më spektakolare. Arsenali barazoi me goditjen e parë në kuadrat. Martinelli bëri një sprint 60 metra përpara se të përfundonte artin e tij në gol. Chelsea u shokua fillimisht, por e mori shpejt veten. Golin e avantazhit e shënoi Azpolicueta në të 85', për t'u kthyer sërish në barazim me mbrojtësin Bellerin nga ana e Arsenalit.

Të fundit