Flash News

KRYESORE

“Dështimi për të provuar akuzat më serioze ngre pikëpyetje”, Ambasada Britanike skeptike ndaj vendimit për Tahirin

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar për vendimin e Gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një shënimi në Twitter, ambasadori britanik Duncan Norman shkruan se vendimi tregon se sistemi ligjor po maturohet, por nënvizon se mos-provimi i akuzave më të rënda duhet të shërbejë për të çuar para reformën në drejtësi

“Vendimi ndaj Saimir Tahirit tregon se sistemi ligjor po maturohet. Por, dështimi për të provuar akuzat më serioze, ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë e çuarjes përpara të reformës në drejtësi”- shkruan ambasadori Duncan Norman.

Më herët reagim ka pasur nga ambasada amerikane, e cila e cilësoi vendimin e Gjykatës shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.

 

“Një hap para, një pas”. Ambasada amerikane e quan ‘shkurajues’ vendimin për Tahirin

Të fundit