Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja në Kavajë, viktima me precedentë penalë, qëlloi Shefin e Sigurisë nga xhelozia të ish të dashurën

Detaje nga vrasja në Kavajë, viktima me precedentë penalë,

Polici ka zbardhur të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në mesnatë në qytetin e Kavajës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Dritan Haxholli, si dhe u plagos autori, Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, Bledar Toci.

Mësohet se viktima ka shkuar në banesën e ish të dashurës, Marsida Qatja pak javë pasi ishin ndarë për t’u sqaruar.

Aty ka qenë i pranishëm edhe Toci, i cili u qëllua fillimisht nga viktima sipas policisë për motive xhelozie. Ky i fundit në kushtet e vetëmbrojtjes i është përgjigjur, duke e qëlluar me armën e shërbimit dhe duke e lënë të vdekur në vend ish të dashurin e vajzës në banesën e saj.

Ndërkohë, policia ka arrestuar policin e burgjeve Bledar Tocin, si dhe vëllain e viktimës  B. T., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza.

Ndërkohë, vetë viktima njihej si person i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B.T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit