Flash News

KRYESORE

Disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar ankthin ndërkohë që jeni në shtëpi

Disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar ankthin

Ankthi po kthehet në një problem shqetësues për shëndetin mendor. Por përveç trajtimit me medikamente ka dhe mënyra të thjeshta dhe natyrale për ta trajtuar.

Më poshtë po paraqesim disa mënyrë për tu ndjerë më të qetë teksa jeni në shtëpi:

Dush me ujë të ngrohtë

Uji i ngrohtë do të rrisë temperaturën e trupit dhe do të qetësojë muskujt duke ulur ankthin dhe duke rritur humorin. Shtoni vajra esencial, ndizni qirinj për ta bërë edhe më relaksues momentin dhe shtrihuni në një vaskë.

Çaji i kamomilit

Çaji i kamomilit njihet për vetitë e tij qetësuese, pasi ul nivelin e stresit dhe ju ndihmon për një gjumë të qetë.

Meditimi

Gjeni një vend të qetë dhe krijoni një ambjent të përshtatshëm për meditim. Do të ndiheni shumë herë më të relaksuar.

Nuhasni levandër

Levandra mund të jetë një ilaç natyral për qetësimin e ankthit.

Ushtrohuni

Aktiviteti fizik ju ndihmon edhe për të larguar ankthin.

Të fundit