
Flash News
Situata e Covid-19 në 24 orë: 19 humbje jete dhe 892 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri
Ultimatum nga BE për integritetin e kandidatëve? Rama: Mora vlerësime, në Bruksel kërciti vetëm ndërhyrja e gazetares
Revolucioni Dixhital/ Rama bën bilancin: Shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radha
Zgjedhjet/ Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës
Aleatët e Bashës si ‘inglorious bastards’
Nis sesioni parlamentar, Ruçi: Arritëm 3 objektiva, Kuvendi pranoi opozitën jashtëparlamentare të mos sillej rrugëve
Nis sesioni i fundit parlamentar i kësaj legjislature para zgjedhjeve të 25 prillit. Në nisje të seancës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri një përmbledhje të asaj që ndodhi në sesionin e kaluar.
Veç të tjerash, Ruçi vlerësoi tre arritje konkrete si”
1. gjykata kushtetuese
2. reforma zgjedhore
3. marrja e vendimit nga këshilli evropian për çeljen e negociatave.
Sipas Ruçit, reformat u realizuan me ritme të ngadalta, por nuk u ndalën.
“Makineria e sistemit të drejtësisë është pothuajse në funksion. I bëj thirrje institucioneve të përfshirja në plotësimin e gjykatës së lartë të përshpejtojnë ritmet për këtë organ të sistemit të drejtësisë.
Ndërtimi i organeve të reja është e vështirë se bëhen betejat ligjore dhe morale. Në kryerjen e reformave në drejtësi u detyruam të ecim ngadalë por nuk ndaluam apo të ktheheshim pas. Sistemi ka filluar të japë drejtësi dhe jo të shesë vendime gjyqësore”, tha kreu i Kuvendit.
Ai tha se në këto zgjedhje emigrantët votojnë për herë të parë prej andej ku janë, ndërsa i bëri thirrje KQZ që të hartojë procedura sa më praktike për realizimin e këtij procesi.
“Premtuam se do realizohet reforma zgjedhore, sot ka një kod zgjedhor dhe po shkojmë drejt një gare zgjedhore me kushte të barabartë për partisë pjesëmarrëse.
Në këto zgjedhje emigrantet votojnë nga vendet ku janë duke u lidhur më fort me diasporën.
I bëj thirrje KQZ të hartojë procedura sa më praktike për realizimin e këtij procesi dhe emigrantët ta shfrytëzojnë maksimalisht”, tha Ruçi, i cili falënderoi opozitën parlamentare dhe ironizoi atë të bashkuar se Kuvendi i krijoi mundësi që të bashkëpunonte me qytetarët.
“Legjislatura që kaloi mbahet mend edhe se në 26 mars Këshilli Evropian miratoi vendimin për çeljen e negociatave . Ishte sukses i merituar dhe arritje për BE se zgjeron kufijtë e vet politik pasi Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë njollë, por një mozaik i pasur. Arritjet u kryen në rrethana të vështira.
Përshëndes opozitën parlamentare për shërbimin që i bëri vendit. Shpesh e kaluan etikën parlamentare por debatet shëndoshin veprimtarinë e parlamentit.
Pati një dorë të zgjatur për bashkëpunim me opozitën jashtëparlamentare. Kuvendi pranoi opozitën jashtë parlamentare që jo të sillej rrugëve për të kontribuonte për institucionet. Kuvendi i krijoi mundësi asaj që kishte braktisur sistemin që të bashkëpunonte me qytetarët”, u shpreh kreu i Kuvendit.
Ditari politik









Të fundit

Balla: Si do veprojë Rama nëse Meta nuk i dekreton qeverinë pas 25 prillit
2 Mars 2021, 22:54

Topalli: As sondazhet e veta s’e çojnë askund PD-në
2 Mars 2021, 22:17





Demi Lovato humbet kile duke qenë e lumtur
2 Mars 2021, 21:01
Joan Laporta shprehet i sigurt: Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona
2 Mars 2021, 21:01

Veçoritë dalluese të Galaxy Z Fold2
2 Mars 2021, 20:38

Kurti nga Lezha: Kushtetutra nuk na lejon bashkimin me Shqipërinë
2 Mars 2021, 20:14
Pas Hungarisë, një tjetër shtet evropian pranon vaksinën ruse
2 Mars 2021, 19:40
95% e shërbimeve publike online
2 Mars 2021, 19:39


Një rikthim te blutë, Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri
2 Mars 2021, 18:47
Aktorja e 'Wonder Woman' shtatzënë për herë të tretë
2 Mars 2021, 18:46
VOA: COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse
2 Mars 2021, 18:33

Patozi prezanton kandidatin e Bindjes Demokratike për Qarkun e Vlorës
2 Mars 2021, 18:03