Flash News

Ditari i Opozitës

20-vjetori i themelimit të LSI, Blushi: Mirënjohje të veçantë për të gjithë themeluesit

20-vjetori i themelimit të LSI, Blushi: Mirënjohje të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook , me anë të një videoje, mirënjohjen për znj.Gurie Gollobërda nga Korça ,në këtë 20 vjetor të krijimi të LSI.

Postimi i plotë:

Në këtë 20-vjetor të themelimit të LSI, një mirënjohje të veçantë për znj.Gurie Gollobërda nga Korça dhe të gjithë themeluesit e kësaj force politike, që me vizionin, programin dhe patriotizmin e saj, në udhëheqjen e Ilir Metës, e përcaktuan qartë skenën politike shqiptare si 3-polare.

Në veçanti një falenderim për të gjithë ata themelues, anëtarë dhe simpatizantë që kanë sakrifikuar aq shumë në opozitë dhe vazhdojnë me më shumë energji të kontribuojnë për hapjen dhe zgjerimin e pandalshëm të Partisë së Lirisë

Kënaqësi që znj.Gurie Bollobërda na vizitoi sot në selinë qendrore dhe së bashku i përshëndesim të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe strukturat e mrekullueshme të Partisë së Lirisë në Korçë, që po punojnë me supermotivim për 5 prioritetet tona kryesore për 4 milion shqiptarë plus.

Të fundit