Flash News

Ditari i Opozitës

Nard Ndoka: Përplasja brenda PD është artificiale, i kemi kërkuar Berishës të rikthehet

Nard Ndoka: Përplasja brenda PD është artificiale, i kemi

Kryetari i demokristianëve, Nard Ndoka i ka cilësuar përplasjet brenda kampit të Partisë Demokratike si artificiale, ndërsa ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit.

Duke folur në Syri Tv, Ndoka thotë se i është kërkuar ish kryeministrit Sali Berisha që të rikthehet në krye të PD-së.

Përplasja brenda PD është artificiale. PD po tundet dhe do të ketë një zgjidhje dhe kjo na jep një zgjidhje, se gjërat do të lëvizin në mënyrën e duhur. Shpresat me Bashën kishin humbur. Berisha ka qenë i distancuar nga zhvillimet dhe Berisha nuk ka marrë vendimmarrje në Partinë Demokratike. I kemi kërkuar Berishës të rikthehet. Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve.

Basha e sheh se shumë vetë janë kthyer kundër tij. Unë shoh Lulin të çekuilibruar, bën gafa të rënda. Basha me zgjedhjet që janë mbajtur ka humbur autoritetin. Basha mori një vendim personal për Berishën, nuk pyeti bazën dhe baza tani është bërë kundër tij. Basha është një politikan që është shantazhuar dhe me goditjen e parë është ulur barkas. Basha nuk u rrit kurrë si lider”, u shpreh Ndoka.

 

Të fundit