Flash News

Ditari i Opozitës

Protestuesit e arrestuar/ Berisha: Lironi vëllezërit! Jemi pranë tyre në çdo minutë

Protestuesit e arrestuar/ Berisha: Lironi vëllezërit! Jemi pranë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë të mbajtur në ‘Rrugën e Shpresës’ u ka bërë thirrje autoriteteve për lirimin e disa protestuesve të arrestuar gjatë një proteste të fundit në Tiranë.

Berisha i falenderoi protestuesit për pjesëmarrjen dhe rezistencën e tyre ndaj qeverisë dhe theksoi se ata ishin pararendës të një mosbindjeje civile që do të çonte në formimin e një qeverie teknike dhe në zgjedhje të lira. Berisha përmendi katër protestues të arrestuar dhe i siguroi se Partia Demokratike dhe opozita janë pranë tyre deri në lirimin e tyre të plotë, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e dhunës policore.

Berisha: Ju me protestën tuaj, me qëndresën tuaj, rezistencën e pamposhtur, mbetët pararendës të mosbindjes civile që do sjellë qeverinë teknike dhe votën e lirë të shqiptarëve.
Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell demokratëve, të cilët narko-komisarët e pabesë i kanë arrestuar, Xhevahir Rrushi, Gentian Tugën, Ilir Tushën dhe Sokol Bushkolën.
I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë.
Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë.
Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë!

Të fundit