Flash News

DITARI POLITIK

Miratohet me votat e PS, ngritja e Komisionit të Posaçëm për Dezinformim. Opozita kundër: Prek lirinë e medias

Miratohet me votat e PS, ngritja e Komisionit të Posaçëm

Me votat e mazhorancës, është miratuar në Konferencën e Kryetarëve ngritja e Komisionit të Posaçëm për Deiznformim.

Propozimi i socialistëve u kundërshtua nga opozita, e cila kërkoi të shtyhej çështja në fjalë. Dy nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj vlerësuan se ngritja e këtij komisioni prek lirinë e medias.

“Kjo çështje është sensitive dhe duhet të trajtohet me kujdes të veçantë. Ne bashkëndajmë shqetësimin për ndërhyrjet e shteteve të treta jo partnere nëpërmjet të gjitha formave. Mirëpo, do duhet që ju të qartësoni iniciativën, të informoni ne dhe gjithë publiku mbi çfarë do të bëjë dhe për çfarë po kërkohet. Duhet të konsultohemi me shoqatat e medias, që qartësohet objekti dhe motivet, çfarë do të trajtojë dhe pse duhet”, tha Bardhi.

Gjekmarkaj e konsideroi një tentativë të dytë të PS, pas paketës antishpifje, për të ndërhyrë në lirinë e medias.

“Kjo është një tentativë për te spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias. Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët”, u shpreh Gjekmarkaj.

Të fundit