Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Nga interpelanca me Manastirliun tek përplasjet për “Xhaçkën”/ Ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend
Kuvendi do të zhvillojë ditën e sotme seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë me përplasje të forta pas raportit të ardhur nga Komisioni i Venecias për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, PD kërkoi që në rendin e ditës të futej edhe votimi i mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtuese, por mazhoranca refuzoi duke vazhduar të qëndrojë një “mburojë” për ish-ministren e Ramës.
Komisioni i Venecias e theksonte në raport se vendimet e Gjykatës Kushtetueses nuk mund të refuzohet me shumicë parlamentare, por socialistët e kanë interpretuar raportin ashtu siç iu intereson. Olta Xhaçka akuzohet për konflikt interesi, pasi në kohën kur ishte ministre, me vendim Qeveria shpalli bashkëshortin e saj, Artan Gaçi investitor strategjik.
Ndërkohë, në seancën e sotme pritet të mbahet edhe interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e kërkuar nga grupi parlamentar i PD-së, mbi sigurinë në shkolla pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Interpelanca ishte planifikuar që të mbahej që në seancën e kaluar, e cila u bojkotua nga socialistët, pasi u ndien të fyer nga fjalët që Ina Zhupa i tha Erion Braçes, edhe pse ishte ky i fundit i cili e provokoi situatën i pari.
Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe kërkesa e 40 deputetëve të Partisë Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, pikë e cila nuk u arrit të ezaurohej javën e shkuar.
Më poshtë, mund të njiheni me të gjitha pikat e rendit të ditës sot në Kuvend: