Flash News

KRYESORE

Dokumenti sekret, këshilltari në hije i presidentit: Rama kërkon shkarkimin e drejtorit të SHISH

Gazeta Koha Jonë e botuesit Nikoll Lesi, i cili njihet për raportet e afërta me presidentin Meta, shkruan se Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo. Dokumenti sekret i SHISH për djegien e parlamentit me 8 qershor, sipas gazetës, ka ndikuar në përkeqësimin e raporteve me kryeministrin, pasi ai legjitimon vendimin e presidentit per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit dhe ben te pamundur shkarkimin e tij, qoftë edhe nga Gjykata Kushtetuese.

"Pas dorëzimit të këtij dokumenti sekret komisioni hetimor nuk ka se ç’debaton ndonëse me urdhër nga kryeministri Rama vendosën ta shtyjnë afatin e komisionit edhe me dy muaj, një kërkesë kjo aburde, pasi Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese. Përkundrazi me shtyrjen e zgjedhjeve, me dekret, ka larguar përplasjen civile të përgatitur për me datë 30 qershor e ku si pikënisje kishte me datë 8 qershor 2019 me djegien e Parlamentit.

Mësohet se kryeministri Rama, pasi Presidenti ka dorëzuar dokumentin sekret te komisioni hetimor është acaruar me drejtorin e SHISH, por nuk e shkarkon dot, sepse nuk ia miraton me dekret presidenti shkarkimin e tij. Drejtori i SHISH ka zbatuar ligjin duke informuar me Top Sekret, kryetarin e Shtetit", shkruan Koha Jonë.

Nëse presidenti nuk firmos shkarkimin e tij, shkruan më tej gazeta, kryeministri do të propozojë si drejtuese të përkohshme zj. Suela Bedeni, e cila është Inspektore e Përgjithshme pranë kryeministrit për marrëdhëniet me SHISH.

Të fundit