Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Valbona Sakos, figura e tretë e ‘djegur’ nga kryebashkiakët socialistë të 30 qershorit

Dorëheqja e Valbona Sakos, figura e tretë e

Valbona Sako, kryebashkiakia e Durrësit dje dha dorëheqjen. Vendimin e mori pas gafës së rëndë që bëri gjatë një prononcimi ‘live’, kur tha se ‘ për hir të së vërtetës, ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por jemi të kënaqur me 50 viktima, pasi mund të kishte patur edhe 1 mijë”.

Kjo gafë e zyrtares socialiste bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe disa orë më vonë ajo njoftoi dorëheqjen.

Sako zuri vendin e Vangjush Dakos në krye të bashkisë së Durrësit, pas zgjedhjeve të shumëkontestuara të 30 qershorit të këtij viti nga opozita jashtëparlamentare. Kjo e fundit nuk mori pjesë në shenjë proteste.

Megjithatë, largimi i saj erdhi rreth 5 muaj më vonë. Por, Sako nuk është vetmja e larguar si e zgjedhur nga zgjedhjet e fundit vendore.

Agim Kajmaku

Para saj, ishte rasti i Agim Kajmakut, ish kreu i bashkisë Vorë i cili pasi u denoncua nga PD, KQZ e shkarkoi dhe i hoqi mandatin pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim për falsifikim parash në Greqi.

Si të mos mjaftonte kjo vepër penale, Kajmaku shkarkon dy zëvendësit e tij në bashkinë Vorë, edhe pse me mandat të anuluar prej KQZ. Aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

Valdrin Pjetri

Pas 30 qershorit, edhe Valdrin Pjetri u tërhoq ende pa e marrë zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës , madje ende pa dalë konkluzioni i Prokurorisë, pas publikimit nga PD të dokumenteve ku rezultonte se kishte qenë vite më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh.

Këtë fakt, Pjetri nuk e kishte paraqitur në formularin e vetëdeklarimit, çka solli vendimin e largimit. Madje, lidhur me ngjarjen e vitit 2003, njësoj si Kajmaku, edhe Pjetri pretendonte se nuk kishte dijeni.

Ndërkohë, nën akuzë është dhe kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani.

Të fundit