Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Dosja “Toyota Yaris”/ U kapën me 3.4 milionë euro të fshehura, gjykata i liron nga burgu
Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin për të liruar nga burgu katër të dyshuar, të cilët u kapën në makinën “Toyota Yaris”, ku gjendeshin edhe 3.4 milion euro.
Gjykata shpalli moskompetencën për dosjen e “Toyota Yaris” në seancën e sotme e nisur nga kjo gjyqtari Lazer Sallaku, vendosi që të vendosë masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për të gjithë të ndaluarit.
Ata janë Edi dhe Klevi Lika, babë e bir, Alban Mollaymer dhe Agim Çeka. Tri të parët akuzohen për veprën e pastrimit të parave, kurse i fundit për armëmbajtje pa leje.
Ndërsa në kërkim janë Alfred dhe Elvis Vladi.
Më 24 qershor të vitit 2018 u arrestuan Alban Mollaymeri, Agim Cekaj, Klevi Cani dhe Edi Lika, ndërsa Elvis dhe Alfred Vladi janë ende në kërkim. Ndërkohë që në Portin e Durrësit , u sekuestruan 3.4 milion e 470 mijë euro, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjetet e ngarkuara në të, tip “Toyota Yaris” u gjetën një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zvicerane, të padeklaruara. Gjithashtu u ushtruan kontrolle në banesat dhe ambientet e tjera të personave të dyshuar.