Flash News

KRYESORE

"Dritan Rexhepi do të ekstradohet në Shqipëri", gazetarja investigative tregon pse autoriteteve shqiptare iu dha prioritet përballë Italisë

"Dritan Rexhepi do të ekstradohet në Shqipëri",

“Dritan Rexhepi, personi i cili akuzohet si koka e grupit të kokainës që u godit gjatë operacionit “Los Blancos”, do të ekstradohet drejt Shqipërisë”, kështu është shprehur gazetarja Fatjona Mejdini.

Mirëpo, e ftuar në emisionin “Opinion”, Meidini sqaroi se për këtë Rexhepit i duhet të presë edhe 5 vjet.

“Sipas informacioneve, Rexhepi do të qëndrojë edhe 5 vite në Ekuador sepse ka patur konflikt të kërkesave për ekstradim në Shqipëri dhe Itali. Shqipëria e ka për vrasjet dhe aktivitetin e tij këtu. Për dy arsye i është dhënë prioritet Shqipërisë sepse është vendi i origjinës dhe e dyta sepse vetë Dritan Rexhepi ka kërkuar të ekstradohet në Shqipëri si pasojë e familjes. Në këtë situatë ku jemi Shqipëria duhet të presi edhe 5 vite për ta ekstraduar. Kjo do të thotë që për 5 vite që ai do të jetë aktiv”, tha gazetarja Fatjona Mejdini.

Dritan Rexhepi është kërkuar për t’u ekstraduar në Itali, Britaninë e Madhe dhe Belgjikë. Ndërkaq, referuar këtij personazhi, gazetari Artan Hoxha rrëfen se Rexhepi është arratisur nga tre burgje të sigurisë së lartë në Europë, dhe më pas është zhvendosur në Ekuador ku u arrestua në vitin 2014.

Të fundit