Flash News

KRYESORE

Dyshohet se fletët e votimit janë falsifikuar, kandidati për deputet dëshmitar i ngjarjes

Dyshohet se fletët e votimit janë falsifikuar, kandidati për

Një grua në Delvinë, mesditën e sotme ka hedhur në tokë jashtë qendrës së votimit, dy fletë votimi.

Denoncimin në polici e ka bërë kandidati për deputetë i një subjekti politik, i cili ka thënë se e ka parë këtë skenë me sytë e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 ku R.B., kandidat për deputet i një subjekti politik, ka deklaruar se në Qendrën e Votimit 4619 pranë spitalit, Delvinë, ka parë një grua e cila ka hedhur në tokë jashtë qendrës së votimit 2 fletë të ngjashme si fletët e votimit dhe pretendon se ato janë imituese ose të falsifikuara.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e fletëve të konstatuara, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për përcaktimin e saktë të tyre.

Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe sqarimin e këtij rasti, thotë policia.

Të fundit