Flash News

KRYESORE

E kërkon policia, “Juli i Pashakos” flet në TV: Nuk e njoh Rrajën, gati të dorëzohem

Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur më 1 nëntor te mbikalimi i Shkozetit, por Julian Sulaj deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen e nuk e kupton pse e kanë përfshirë. Ai tha se ka qenë jashtë Shqipërisë dhe se është i gatshëm që të shkojë në polici.

Në lidhje telefonike në televizionin “Abc News”, ai shtoi se nuk ka njohje me të arrestuarin për atentatin ku u plagos prokurori Arjan Ndoj, Land Muharremi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë. Flas me avokatin, i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”, tha Sulaj.

Ai sqaroi se në ditën që ka ndodhur atentati ishte në Kosovë duke ikur për në Turqi. Vetë ndihet i shqetësuar për faktin që emri i tij po përmendet, ndërsa kjo ka ndikuar edhe ën familje duke shkaktuar stres.

“Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra. Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj .Jo fare as Pëllumb Muharremin. Jam i gatshëm të paraqitem. Se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë çakorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”, u shpreh ai.

Të fundit