Flash News

KRYESORE

E quajti ‘hajdute’ dhe ‘nënë e keqe’, ish-gruaja i kërkon 1.5 milionë dollarë Maradonës

E quajti ‘hajdute’ dhe ‘nënë e keqe’,

Tashmë është bërë normale qe emri i legjendës argjentinase, Diego Armando Maradonës, të lakohet në media jo vetëm për çështje futbolli por edhe për “prapësitë” e tij.

Së fundi, duket se ikona e futbollit është futur në telashe, pas konflikteve me ish-gruan e tij, Claudia Villafañe.

Ajo e ka denoncuar për dhunë psikologjike ish-lojtarin e Argjentinës, e tashmë kërkon 1.5 milionë dollarë prej tij.

“E ka quajtur hajdute, nënë e keqe dhe e ka denigruar si grua”, ka thënë Fernando Burlando, avokati i ish-bashkëshortes së Maradonës.

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë e një prej formave më të këqija të dhunës psikologjike, shpirtërore dhe shkatërruese”, është shprehur Claudia Villafañe.

Të fundit