Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Odisesë së mandatit të Olta Xhaçkës duket se po i vjen fundi. Deklarata e deputetes Olta Xhaçka se cështja e saj është gjykuar në themel dhe gjykata Kushtetuese nuk i ka kërkuar Kuvendit të marrë vendim, që më pas të mund të shqyrtojë çështjen është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Ky institucion i ka kërkuar sot kuvendit të sjellë pranë Gjykatës Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e këtij mandati. Zbatimi i vendimit është detyrim ligjor i padiskutueshëm.
Unë kam qënë në Gjykatë Kushtetuese, çështja ime është gjykuar në themel, jo për aspekte proceduriale se po të ishte ashtu do ishte rrëzuar që në dhomë të Këshillimit. Është dëgjuar [mbrojtja] për 10 orë dhe është disponuar me vendim për pushim” – tha Olta Xhaçka në Top Story më 11 prill të 2024.
Kjo deklaratë e zonjës Xhaçka sot kundërshtohet nga Gjykata Kushtetuese e cila ka marrë një vendim të qartë, mbi detyrimin ligjor që ka Kuvendi i Shqipërisë për të sjellë për shqyrtim mocionin e papajtueshmërisë të mandatit të Olta Xhaçkës.
Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën e 10 korrikut (2024) të detyrojë Kuvendin që të dërgojë për shqyrtim pranë kësaj gjykate mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.
Gjykata Kushtetuese ka përcjellë një detyrim të qartë ligjor për Kuvendin kur thotë se askush nuk është mbi ligjin.
“Askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fuqia e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e barabartë me fuqinë e ligjit. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të thotë të mos zbatosh Kushtetutën dhe ligjin”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, pasi lexoi për tre minuta vendimin e marrë.
Por cilin vendim nuk kishte zbatuar Kuvendi? Thënë thjesht, më 23 janar të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën një grupi deputetësh nga PD për ta çuar për shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës në Kushtetuese.
Më tej, Kuvendi me shumicën e votave të PS-së vendosi “Për mosdërgimin e mocionit për mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese”.
Një grup i dytë deputetësh nga PD i kryesuar nga Gazment Bardhi kundërshtuan vendimin sa më sipër duke kërkuar nga Kushtetuesja deklarimin e atij vendimi si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Mocioni i grupit të PD-së lidhej me ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhacka.
Gazment Bardhi kërkoi në seancën publike të zhvilluar në gjykatën Kushtetuese edhe zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe subjektit kushtetues në konflikt, (jo më pak se 1/10 e deputetëve), sesi ushtrohet e drejta kushtetuese e pakicës parlamentare (në këtë rast e një të dhjetës së deputetëve) për të mos u penguar mocioni i tyre nga Kuvendi, kërkesë kjo e pranuar nga Kushtetuesja
Përfaqësuesi ligjor i Kuvendit, në seancën publike, argumentoi se, ndryshe nga sa pretendonte pala tjetër, Kuvendi e kishte zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa kohe që deputetët ishin vënë në lëvizje për ta shqyrtuar qysh me Këshillin e Rregullores e deri tek seanca dhe në fund kishin dalë në përfundimin se nuk plotësoheshin kriteret formale për ta çuar mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese nga ana e saj ka vlerësuar ndryshe.
Vendimi
Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi çështjen në seancë publike me pjesëmarrjen e palëve, konstatoi se vendimi për mos dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese nuk është ekzekutuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Gjykata vlerësoi se përmes këtij vendimi, Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimit të saj, duke mos zbatuar nenin 132, pika 1, të Kushtetutës, i cili parashikon se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.
“Gjykata ritheksoi se vendimet e saj kanë efektet e forcës së ligjit. Asnjë organ nuk ka të drejtë t’i vërë ato në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë. Ndikimi i padiskutueshëm i vendimeve të saj është i tillë që ju imponon të gjithë organeve shtetërore fuqinë detyruese të vendimit të saj. Ky efekt detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese, ashtu edhe me pjesën arsyetuese të vendimit”, thuhet në vendim.
Gjykata theksoi gjithashtu se vendimi për detyrimin e Kuvendit për të dërguar në Gjykatë mocionin e 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit, sipas nenit 70 të Kushtetutës, është i detyrueshëm për zbatim.
“Kjo do të thotë se Kuvendi (deputetët e tij) duhet të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës, pasi ky votim nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare dhe si e tillë nuk ka të bëjë me parimin e mandatit jodetyrues të deputetit, por është në kuadër të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”.
Gjykata vendosi detyrimin e Kuvendit për dërgimin sa më parë në Gjykatën Kushtetuese të mocionit mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Por kur? Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk dha afate konkrete.
“I mbetet politikës të vendosë nëse do të dojë të zbatojë konform asaj që kemi vendosur, pra që ta sjellë çështjen me përparësi. Ne nuk kemi vendosur afate…”, tha kryetarja Holta Zaçaj pas interesimit të medias.
(Kërkesa e dytë e grupit të PD-së lidhej me faktin se Gjykata Kushtetuese duhet të bënte edhe një interpretim përfundimtar të neneve 70, pika 1 dhe 4; 73, pika 1; dhe 132, pika 1, të Kushtetutës, duke individualizuar edhe përgjegjësinë e deputetëve në rastet kur pengohet zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese).
Në fund të prononcimit të shkurtër rreth kësaj çështje, Zaçaj sqaroi shkurt edhe një tjetër pikë lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.
Paralelisht gjykata ka rrëzuar kërkesën e fundit të PS dërguar përmes Kuvendit.
Kuvendi iu drejtua me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkonte rihapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me mandatin e Xhaçkës, me qëllim kërkimin e një opinioni këshillimor, nga Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias).
Ndihma u kërkua me argumentin se juristët në Shqipëri po përballen me pasiguri juridike në lidhje me këtë rast.
“Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias”, thuhej në kërkesën e Kuvendit drejtuar Kushtetueses.
Kryetarja e gjykatës Kushtetuese njoftoi se kërkesa më sipër është rrëzuar.
Marrë nga Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38