Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Shkodër, arrestohet 31-vjeçari

Aksident me vdekje në Shkodër, arrestohet 31-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi dyshohet se përplasi me automjet me pasojë vdekjen, një këmbësor 68-vjeçar e më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

 “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë së një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, i cili ndodhi rreth mesnatës dhe pati si pasojë humbjen e jetës së shtetasit M. P., 68 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit që përplasi shtetasin M. P. (këmbësor), shtetasit K. K.,  31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, pas aksidentit, ishte larguar nga vendngjarja”, njofton policia.

Të fundit