Flash News

E-TJERA

Aksident në Tunelin e Murrizit, bllokohet qarkullimi, disa të plagosur

Aksident në Tunelin e Murrizit, bllokohet qarkullimi, disa të plagosur

Qarkullimi i automjeteve në Tunelin e Murrizit është bllokuar këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa lëvizja është devijuar në By-passin alternativ.

Sipas informacioneve paraprake, drejt vendngjarjes janë nisur disa autoambulanca, ndërsa ende nuk dihen detajet e plota rreth rrethanave të aksidentit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona. Një prej tyre është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe pritet që të japin më shumë informacion mbi shkaqet dhe pasojat e aksidentit. Ndërkohë, policia po punon për normalizimin e trafikut dhe drejtimin e automjeteve në rrugë alternative.

 

 

Të fundit