Flash News
Rama mbron hetimin për review-t negative ndaj bizneseve, akuzon protestuesit për “sulm kriminal”
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
Moti ekstrem kërcënon çerekfinalen, FIFA mund të ndryshojë orarin e Angli–Norvegji
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
Analiza e BIRN për zanafillën e inceneratorëve: Emergjenca mjedisore u shpall pa bazë ligjore

Në fillim të shkurtit 2014, pesë zëvendësministra të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama u mblodhën në një sallë mbledhjesh të Ministrisë së Mjedisit në rrugën e Durrësit në Tiranë, në funksionin e tyre si anëtarë të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.
Mbledhja e thirrur pa axhendë paraprake u tensionua pas një propozimi të ish-zv. ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Gjon Radovani për shpalljen e emergjencës mjedisore në territorin e Shqipërisë.
Propozimi u kundërshtua nga dy anëtarë të komitetit – Ylli Manjani dhe Arben Isaraj, duke e transformuar mbledhjen në dukje rutinë, në një diskutim maratonë mbi ligjshmërinë e vendimit për shpalljen e gjendjes së emergjencës mjedisore kombëtare.
Komiteti nuk arriti në konsensus, por sipas dy prej anëtarëve të Komitetit, Këshilli i Ministrave e qarkulloi dokumentin si një vendim qarkullues, duke marrë firmën e 3 prej 5 anëtarëve të komitetit.
Sipas kryeministrit Edi Rama, ky dokument është gurthemeli i procedurave që çuan në lidhjen e kontratave të partneritetit publik privat për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit.
“Mbi këtë bazë, hap pas hapi kanë ndodhur të tjerat,” i tha Rama komisionit hetimor parlamentar të ngritur për të hetuar procedurat administrative që çuan në dhënien e kontratave të inceneratorëve.
Por dëshmitë e mbledhura nga BIRN nga anëtarët e Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve sugjerojnë se vendimi që kryeministri e konsideroi si pikënisjen e procedurave është në kundërshtim me ligjin, çfarë ngre pikëpyetje mbi gjithë hapat administrativë që pasuan deri në nënshkrimin e kontratave koncesionare.
I pyetur nga BIRN nëpërmjet drejtorit të Agjencisë për Median dhe Informacionin, Endri Fuga, Këshilli i Ministrave nuk komentoi mbi ligjshmërinë e vendimit për shpalljen e emergjencës mjedisore kombëtare deri në publikimin e këtij shkrimi.
Prej vitesh, kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, të cilat llogaritet të kapin një vlerë më të madhe se 430 milionë euro, kanë qenë në qendër të akuzave për shpërdorim detyre nga zyrtarë të lartë dhe ministra.
Deri në muajin shkurt, buxheti i shtetit ka paguar 91.5 milionë euro – pa llogaritur TVSH-në për këto kontrata, nga të cilat 55 milionë euro kanë shkuar për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
Në fund të tetorit, Kuvendi ngriti një komision hetimor për inceneratorët, ndërkohë që me 14 dhjetor, Prokuroria Posaçme Kundër Krimit ë Organizuar dhe Korrupsionit, arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit. Koka i ka mohuar akuzat.
Gjatë seancës ku u thirr si dëshmitar në komisionin hetimor parlamentar, kryeministri Edi Rama theksoi se vendimi i datës 5 shkurt 2014, i marrë nga Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, kishte shërbyer si bazë ligjore ku është mbështetur Këshilli Bashkiak i Elbasanit për shpalljen e emergjencës mjedisore dhe dhënien e kontratës ‘me negocim, pa shpallje paraprake’ kompanisë Albtek Energy.
“Pra e nisëm për gjithë vendin, emergjencë kombëtare,” tha Rama gjatë dëshmisë së tij, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Luçiano Boçi se mbi ç’bazë ligjore ishte bazuar emergjenca e shpallur nga bashkia Elbasan.
Një kopje e vendimit të datës 5 shkurt 2014 e siguruar nga BIRN, tregon se dokumenti është firmosur nga tre zëvendësministrat anëtarë të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve – Oljana Ifti, Gjon Radovani dhe Dritan Hila. Ndërsa dy anëtarët e tjerë me profesion juristë – Ylli Manjani dhe Arben Isaraj nuk e kanë nënshkuar vendimin.
Tetë vjet më vonë, ata argumentojnë se kjo strukturë nuk kishte tagër ligjor për të marrë vendime.
Manjani i tha BIRN se kujtonte që gjatë mbledhjes në vitin 2014 e kishte kundërshtuar axhendën e saj për arsye juridike dhe e cilësoi vendimin për shpalljen e emergjencës ‘nul’ nga kjo pikëpamje.
“Në këtë takim nuk kujtohem të kishim ndonjë axhendë paraprake, por aty në mbledhje na u prezantua nga zv/ministrja e Mjedisit se jemi përpara një gjendje të rëndë mjedisore dhe se për këtë duhet shpallur një emergjencë mjedisore,” tha Manjani, i cili në atë kohë mbante funksionin e zv/ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës.
Sipas tij, komitetet ndërministrore janë mekanizma konsultativë politikash, ku zakonisht shkojnë si delegim zëvendësministra dhe në këto komitete nuk merren vendime që të kenë fuqi detyruese.
“Formalisht ky vetëm emrin ka komitet ministror, sepse në përbërje ka vetëm zv/ministra, të cilët nuk kanë fuqi kushtetuese, vendimmarrëse. Komiteti ndërministror në vetevete nuk merr vendime, aq më tepër të deklarojë gjendje emergjence, që sipas Kushtetutës i deklaron qeveria,” tha ai.
Ish-zv/ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj i tha gjithashtu BIRN se Komiteti nuk kishte tagër ligjor për të marrë vendime. Ai theksoi se detyra ligjore e këtij Komiteti ishte që në fund të çdo viti të dërgonte në Këshillin e Ministrave një raport për gjendjen mjedisore dhe hapat e ndërmarrë nga institucionet për përmirësimin e saj.
“Ne nuk kishim të drejtë të vendosnim,” tha Isaraj. “Komitetet nuk marrin vendime,” saktësoi ai, duke cituar disa herë ligjin “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve’.
Ligji “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve’ nuk parashikon që Komitetit i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të shpallë gjendjen e emergjencës mjedisore. Vetë vendimi i 5 shkurtit 2014, bazohet në një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 25 tetor 2013, i cili ia shton këtë funksion Komitetit, duke e ngarkuar me përgjegjësinë për “shpalljen e fillimit dhe përfundimit të emergjencës mjedisore në vend”.
Sipas Isarajt, ky funksion shtesë i parashikuar nga VKM-ja e tetorit 2013 është në kundërshtim me ligjin.
“Nuk më duhet VKM-ja, unë bazohem tek ligji,” tha ai.
Edhe ish-zv/ministrja e Mjedisit, Oljana Ifti – e cila në vitin 2014 drejtonte Komitetin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe e ka firmosur vendimin qarkullues, e cilësoi atë pa fuqi ligjore.
“Komiteti nuk ka qenë vendimmarrës, por koordinues,” tha Ifti.
Dy anëtarët e tjerë të Komitetit – Gjon Radovani dhe Dritan Hila i thanë BIRN se nuk e mbanin mend mbledhjen.
Ndërkohë, Manjani pretendoi se në mbledhjen e 5 shkurtit 2014, e cila ka zgjatur disa orë, me ndërprerje pushimi në mes për shkak të diskutimeve, kishte qenë prezent edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i cili sipas Manjanit kishte insistuar që ai ta firmoste këtë dokument.
Megjithatë, prezenca e Agaçit nuk mbështetet nga kujtesa e anëtarëve të tjerë të Komitetit. Drejtuesja e tij, Oljana Ifti i tha BIRN se në mbledhje nuk ka qenë prezent Sekretari i Përgjithshëm, por Artur Metani – që mbante në atë kohë detyrën e drejtorit të Departamentit Rregullator dhe të Përputhshmërisë në Kryeministri. Ifti e quajti Metanin “i dërguar nga Agaçi”.
Vetë Metani tha se nuk e mbante mend mbledhjen konkrete, pasi tha se merrte pjesë në shumë mbledhje të tilla në atë kohë. Isaraj dhe Radovani mohuan që Ëngjëll Agaçi të ishte pjesë e mbledhjes, ndërsa vetë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk ishte i arritshëm për koment.
Sipas ekspertëve mjedisorë të konsultuar nga BIRN, shpallja e emergjencës mjedisore kombëtare në shkurt 2014 nga Komiteti për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, jo vetëm nuk kishte bazë ligjore, por edhe nuk mbështetej në të dhëna shkencore.
Në një analizë të vendimeve institucionale që çuan në shpalljen e kësaj emergjence, Rodion Gjoka, ekspert pranë Njësisë së Menaxhimit të Mjedisit Urban në Institutin për Zhvillimin e Habitatit (Co-Plan), i tha BIRN-it se racionalja teknike mbi të cilën supozohet që të jenë inspektuar indikatorët mjedisorë rezulton të jetë vizuale dhe jo-shkencore.
“Relacioni apo raporti, i cili ka nisur kërkesën për shpalljen e emergjencës mjedisore nuk është bërë transparent,” tha Gjoka, duke ngritur pikëpyetje për indikatorët ku është bazuar Komiteti.
Vëzhgimi vizual nuk e hedh poshtë gjendjen e rënduar të mjedisit, sipas ekspertit, por “nuk orienton vendimmarrjen e autoriteteve drejt një zgjidhjeje të duhur”.
Sipas Gjokës, vendimi i Komitetit mund të jetë nxitur nga nevoja për të justifikuar propozimin e pakërkuar për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit, nëpërmjet një procedure koncesionare.
“Këtu mendoj që është vepruar qëllimisht për të legjitimuar një iniciativë të pakërkuar, si ajo e ndërtimit të inceneratorëve, e cila në vetvete nuk mund të jetë prioritet, kur në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve listohet e fundit,” shtoi ai.
Aktivistët mjedisorë ankohen se hapat administrativë të njësive të qeverisjes vendore për ndërtimin e inceneratorëve – të cilat kanë ndjekur vendimin e Komitetit ndërministror të shkurtit 2014, kanë qenë njësoj të debatueshëm.
“Asnjëherë nuk jam thirrur për të marrë pjesë në ndonjë dëgjesë publike për këtë qëllim,” tha Ahmet Mehmeti, kryetar i Klubit Ekologjik në Elbasan.
“Organet e pushtetit lokal dhe qendror, kur bie fjala për menaxhimin e integruar të mbetjeve, flasin vetëm për inceneratorë dhe asnjëherë të vetme për riciklimin e mbetjeve,” përfundoi ai./BIRN
Të fundit
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16
Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro
10 July 2026, 19:59
Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra
10 July 2026, 19:53
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
10 July 2026, 19:43
Komunikimi politik i Ramës përballë protestës dhe non gratat e para
10 July 2026, 19:06
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
10 July 2026, 18:59
Provokimi i radhës, Rama përdor sërish simbolin e protestës
10 July 2026, 18:44
Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin në 188 lekë për litër
10 July 2026, 18:09
Koncerti i Kanye West paralizon Tiranën, ja rrugët kryesore që bllokohen nesër
10 July 2026, 17:57
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
10 July 2026, 17:27
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin
10 July 2026, 16:34
Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja
10 July 2026, 16:21
Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbëhet 93.7 lekë
10 July 2026, 16:02
Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve
10 July 2026, 15:40
Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës
10 July 2026, 15:27
Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura
10 July 2026, 15:17
A janë akoma filmat të gjatë?
10 July 2026, 15:05
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
10 July 2026, 15:04
Berisha: Policimi politik digjital, një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 July 2026, 14:55
Si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës
10 July 2026, 14:20
Refuzohet kërkesa e motrës së Belinda Ballukut për t'u bërë gjyqtare e Apelit
10 July 2026, 14:19
Shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord
10 July 2026, 13:58
Le Monde: Mes protestave, Rama financon koncertin e Kanye West me 4 mln euro
10 July 2026, 13:49
Leku që po kullufit euron
10 July 2026, 13:35
Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Aleksandër
10 July 2026, 13:28
“Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit kundër Ramës
10 July 2026, 12:46
Amasada amerikane njoftim të rëndësishëm për vizat turistike
10 July 2026, 12:22
Shkodër, momenti kur 62-vjeçari del me armë gjahu për të vrarë gruan
10 July 2026, 12:11
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet
10 July 2026, 11:55
Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, çfarë dëshmoi autori pas arrestimit
10 July 2026, 11:49
Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë
10 July 2026, 11:23
Vala e të nxehtit godet Gjermaninë, mbi 5400 vdekje nga vapa
10 July 2026, 10:45
“Më jep telefonin”, zbardhet konflikti para vrasjes së 55-vjeçares në Shkodër
10 July 2026, 10:30
Toka në “duar të huaja”
10 July 2026, 10:26
Mbappe heroi i Francës, “Gjelat” rrëzojnë Marokun në çerekfinale
10 July 2026, 09:54
Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij
10 July 2026, 09:48
Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!
10 July 2026, 09:08
Qeveria ul fondet për fermerët, rrit me 75 milionë euro FSHZH-në
10 July 2026, 08:55
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
10 July 2026, 08:32
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
10 July 2026, 08:18
7 plumba në prag të shtëpisë, kush është 40-vjeçari me 4 mbiemra që u vra në Laç
10 July 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 July 2026, 07:52
Vritet me armë zjarri një person në Kurbin, detajet e para
9 July 2026, 22:54
Nis supersfida Francë-Marok, në lojë një biletë për në gjysmëfinale
9 July 2026, 22:21
A do t’i ndalojë Policia edhe ata që kritikojnë Ramën në internet?
9 July 2026, 21:57
40 ditë protestë, të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë
9 July 2026, 21:14
Vendimi i FIFA-s trondit Anglinë, Quansah mbetet jashtë për dy ndeshje
9 July 2026, 20:51
Protesta/ Pedagogu: 4 milionë euro për Kanye West janë "koncesioni i radhës"
9 July 2026, 19:45
Leku është forcuar apo mbivlerësuar?
9 July 2026, 17:58
Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
9 July 2026, 16:47
Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja
9 July 2026, 16:12
Vrasja në Shkodër/ Të afërmit: Familje e qetë, nuk kanë pasur probleme
9 July 2026, 16:10
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
9 July 2026, 15:43
Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër
9 July 2026, 15:01