Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy shqiptarë për vrasjen e Irakli Davellës në Greqi, njëri me identitet të falsifikuar

Arrestohen dy shqiptarë për vrasjen e Irakli Davellës në

Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të dyshuar për vrasjen e Irakli Davellës, që ndodhi më 15 dhjetor 2024 në Thrakomaqedhones, Greqi. Dy shqiptarët akuzohen për ekzekutimin e Davellës, ndërkohë që gjatë ngjarjes u plagos rëndë edhe shtetasi shqiptar Edi Lulo, identiteti i vërtetë i të cilit është Etmond Hysa.

Hysa ka një histori të gjatë kriminale në Greqi. Ai është dënuar për grabitjen e Dhomës së Avokatëve të Athinës në vitin 2011, bashkë me dy shqiptarë të tjerë, ku morën një shumë të madhe parash prej 404.493 euro. Përveç kësaj, ai u akuzua për grabitjen e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës, nga ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro.

Pasi vuajti dënimin e tij, ai u riatdhesua në Shqipëri, por së fundmi jetonte në Dubai dhe më 9 dhjetor erdhi në Greqi me identitetin Edi Lulo. Ai gjithashtu është i regjistruar në Shqipëri me këtë identitet dhe është pronar i një biznesi në Durrës.

Arrestimi i dy shtetasve shqiptarë është bërë pas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet greke për zbardhjen e vrasjes dhe lidhjet e mundshme me aktivitete kriminale të tjera.

Të fundit