Flash News

E-TJERA

Barazimi me Kroacinë, Sylvinho: Sfidë që do të mbahet mend gjatë

Barazimi me Kroacinë,  Sylvinho: Sfidë që do të mbahet mend

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme.

Për sa i përket ndeshjes, Sylvinho u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës ndërsa theksoi se kjo ndeshje do të mbetet në memorien e gjithë botës dhe gjithë shqiptarëve.

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre të shkëlqyer. Respekt për trajnerin dhe lojtarët e tyre. Ishim shumë mirë në pjesën e parë, kishim mundësi për të shënuar golin e dytë.

Më pas pësuam dy gola në të dytën, por ia dolëm të barazonim. 5 minutëshi i fundit do të mbetet në memorien e gjithë botës dhe gjithë shqiptarëve. Shumë bukur.

Jemi ambiciozë, të ecim përpara. Kjo Kombëtare ka shumë lojtarë me potencial dhe të rinj, të cilët po marrin përvojë. Do e mbajmë mend gjatë këtë ndeshje.

 

Të fundit