Flash News

E-TJERA

Bie shkalla e punësimit/ Tre sektorët ‘e goditur’ nga mungesa e krahut të punës

Bie shkalla e punësimit/ Tre sektorët ‘e goditur’ nga
Foto Ilustruese

Viti 2021 ka shënuar rënie të shkallës së punësimit. Në tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,0 %.

Sipas INSTAT, për tremujorin e parë të vitit 2021 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020, numri i të punësuarve gjithsej u ul me 2,6 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, ky tregues u ul me 0,5 %.

Në tremujorin e parë 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,9 %. Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 58,3 %, ndërsa për burrat ky tregues është 76,9 %.

Bie shkalla e punësimit/ Tre sektorët ‘e goditur’ nga

Thënë ndryshe, punësimi është ulur me 7,8 % në sektorin e bujqësisë, me 0,3 % në sektorin e shërbimeve dhe rritet me 1,5 % në sektorin e industrisë.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2021, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u ul me 0,5 %. Punësimi u rrit në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë përkatësisht me 4,9 % dhe 1,1 %, ndërsa pësoi ulje në sektorin e bujqësisë me 7,8 %.

Të fundit