Flash News

E-TJERA

Burri i bllokon rrugën urbanit të ‘Unazës’, ndërhyn policia

Burri i bllokon rrugën urbanit të ‘Unazës’,

Urbanët e kryeqytetit nuk gjejnë qetësi. Pas aksidenteve të shpeshta që shohim, kësaj here një burrë i ka bërë “pritë” autobusit të linjës së Unazës në rrugën “Bardhyl”.

Një burrë i ka dalë para autobusit dhe ka qëndruar për disa minuta duke refuzuar të largohej.

 Si pasojë është krijuar trafik në gjithë aksin e rrugës dhe kaos mes shoferëve, pasi kanë qëndruar disa minuta pa lëvizur duke i rënë borive të makinave, duke shqetësuar edhe kalimtarët e rastit apo banorët e zonës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar nga rruga burrin, i cili dyshohet se mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Të fundit