Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet e ekzekutimit të Bledar Birçaj në Vlorë, njërit prej autorëve i bie arma në tokë

Dalin pamjet e ekzekutimit të Bledar Birçaj në Vlorë,

Dalin pamjet nga momenti i ekzekutimit të Bledar Birçajt paraditen e sotme në Vlorë.

Video nga momenti i vrasjes është publikuar në emisionin Opinion, ku shihen qartë se si dy dy persona të maskuar e veshur me të zeza, i dalin para makinës ku udhëtonte 40-vjeçari dhe qëllojnë me breshëri plumbash duke e lënë Birçajn të vdekur në vend në mes të ditës.  

Viktima mund të shihet teksa vjen me këtë makinë BMË, ndërkohë që para tij ndodhet një automjet tjetër. Autorët qëndrojnë në një makinë të bardhë me xhama të zinj në një kryqëzim duke pritur objektivin. Duke përfituar edhe nga fakti që 40-vjeçari po ecte ngadalë, autorët i afrohen dhe qëllojnë me breshëri automatiku. Në këtë moment, makina që ndodhej para tij largohet me shpejtësi. Makina që drejtohej nga Birçaj ndalon.

Pasi sigurohen që kanë qëlluar mjaftueshëm plumba, autorët futen me shpejtësi në makinën e tyre. Në këtë moment njërit prej tyre i bie arma në tokë. Ai kthehet dhe e merr dhe më pas të dy autorët largohen me shpejtësi.

Në makinë bashkë me viktimën ndodhej edhe një pasagjer, i cili i shpëtoi për mrekulli plumbave. Në pamje ai mund të shihet që del nga mjeti dhe ikën me vrap, thuajse njëkohësisht me momentin kur autorët largohen nga vendi i ngjarjes.

Kliko: Watch it now

Të fundit