Flash News

E-TJERA

"Duart e Krimit mbi financat publike", Petro Koçi thirret për të dëshmuar në SPAK

"Duart e Krimit mbi financat publike", Petro Koçi thirret

Deputeti i zgjedhur Petro Koçi është thirru për të dëshmuar në SPAK. Ky i fundit dje nisi verifikimin e deklaratës së deputetit të zgjedhur të PS-së, i cili më 16 Korrik i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë në qytetin e Fierit lidhjet e botës së krimit të organizuar me institucionet publike.

Ai do të dëshmojë ditën e hënë. Koçi u shprehet se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, duke theksuar se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës kanë legalizuar subjekete biznesi që fitojnë tendera publikë.

Koçu u shpreh se realizohet nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar ose pronarët e subjekeve të biznesit.

Ndërkohë më herët në media qarkulloi lajmi se SPAK-u ka marrë dosjet e tenderave në Bashkinë e Fierit për të verifikuar nëse ka ose jo shkelje.

 

Të fundit