Flash News

E-TJERA

Finalja e ‘Conference League’ në Tiranë, FSHF tregon çmimet e biletave për tifozët

Finalja e ‘Conference League’ në Tiranë, FSHF tregon

Më 25 maj, në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë do të luhet finalja e kompeticionit ‘Conference League’. Më herët, Federata Shqiptare e Futbollit shpjegoi se si mund të siguroheshin biletat e ndeshjes finale.

Drejtoresha e burimeve njerëzore pranë FSHF, Edlira Jaupaj, tregoi për Ora News çmimet e biletave të cilat variojnë nga 30 euro deri në 125 euro duke theksuar se çmimet përcaktohen nga UEFA.

“Bileta variojnë nga 30 euro deri në 125 euro  për tifozët. Çmimet nuk i vendosim. Të dyja tifozeritë kanë nga 4 mijë vende, ndërsa 8 mijë do t’i shpërndahet publikut që mund të jetë vendas ose i huaj. Por prioritet kanë shqiptarët deri në një farë datë. Shqiptarët duhet të futen në një link te UEFA-s dhe aty aplikohet. Do të bëhet një short dhe do të dalin emrat e fituesve. Biletat nuk gjenden në tregun e zi, pasi është me emër mbiemër dhe ID”, u shpreh Jaupaj.

 

Të fundit