Flash News

E-TJERA

Heqja e pasaportave diplomatike/ Vendimi i Gjykatës së Lartë: Qeveria cënoi statusin e gjyqtarit

Heqja e pasaportave diplomatike/ Vendimi i Gjykatës së Lartë:

Gjykata e Lartë ka dalë në konkluzionin se qeveria ka cënuar statusin e gjyqtarit me vendimin e datës 12.06.2019 për heqjen e pasaportave diplomatike.

Ndërsa thekson se pretendimet e Këshillit të Ministrave nuk kanë natyrë të drejtpërdrejtë kushtetuese. Gjykata e Lartë thotë se qeveria hoqi të drejtën e përfitimit financiar të përballimit të pagesës për pajisjen me pasaportë shërbimi nga buxheti i institucionit, ku gjyqtari ushtron detyrën.

Kujtojmë se çështja u dërgua në gjykatë nga shoqata e gjyqtarëve. Me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, ata kanë të drejtë për tu pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi.

“Konstatimin e cenimit të statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, si një e drejtë e fituar që nuk mund të ulet dhe që vjen në kundërshtim me nenin 22 të ligjit nr. 96/2016

Konstatimin e paligjshmërisë, për shkak të ometimit të normës juridike, të lidhjes 2 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, në pjesën që nuk parashikon gjyqtarët si subjekte zyrtarë që kanë të drejtë të pajisen me pasaportë shërbimi”, thuhet në vendimin e zbardhur të gjykatës.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit