
Flash News
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
Dendias për zgjerimin e ujërave territoriale: Shtojmë 13 mijë km, vlerësoj qëndrimin e Ramës
Keqkuptimi me një tuit të Elon Mask që 'kushtoi' miliarda dollarë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmeti i 26 nëntorit/ Ambasada e SHBA: Treguat një forcë të jashtëzakonshme për të ecur përpara
Ambasada e SHBA në Tiranë ka kujtuar 1-vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë duke marrë 51 jetë njerëzish dhe rrënuar qindra ndërtesa.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shpreh solidaritetin me Shqipërinë dhe e përgëzon për forcën e jashtëzakonshme që ka treguar me përballimin e pasojve pas tërmetit dhe pandeminsë së Covid-19.
Ata gjithashtu kanë kujtuar edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, USAID dhe UNICEF që qëndruan pranë Shqipërisë.
Mesazhi i ambasadës së SHBA:
Në 26 nëntor bëhet një vit qëkur një tërmet goditi Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në solidaritet me popullin shqiptar, ndërsa ju përkujtoni këtë përvjetor solemn. Përgjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka treguar një forcë të jashtëzakonshme, jo vetëm në rindërtim, por edhe në përballjen me një pandemi globale. Shtetet e Bashkuara kanë qënë me ju në çdo hap të kësaj rruge dhe do të vazhdojmë të jemi me ju.
Pas dëmtimeve të menjëhershme të tërmetit, zyrtarë dhe ekspertë amerikanë ndihmuan në përpjekjet e kërkim – shpëtimit dhe vlerësuan qëndrueshmërinë e strukturave të shtëpive dhe bizneseve në zonat e prekura. Më vonë, në përgjigje të nevojës më të madhe humanitare, USAID punoi me Kryqin e Kuq Shqiptar për të shpërndarë furnizime emergjente dhe me UNICEF-in për të siguruar shërbime mbështetjeje psiko-sociale për fëmijët që pësuan humbje dhe zhvendosje.
Në muajt që vijuan, Shtetet e Bashkuara qëndruan krah jush, ndërsa shihnit drejt së ardhmes. Për të forcuar aftësinë e Shqipërisë për t’iu përgjigjur katastrofave në të ardhmen, Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ndihmoi në furnizimin e rezervave që mungonin dhe siguroi pajisje kritike për raste katastrofash. USAID i siguroi fonde Kryqit të Kuq Shqiptar për krijimin e një Qendre Operacionesh Emergjente, e cila drejton përgjigjen dhe koordinimin e një krize. Në vlerësim të trashëgimisë unike historike të Shqipërisë, ne dhamë një grant për restaurimin dhe ruajtjen e vendeve kulturore të dëmtuara në qytetin e Durrësit, qytetin e Krujës dhe fshatin e Prezës. Për të siguruar përgjegjshmëri ndaj popullit shqiptar, në shkurt ne shpallëm krijimin e Akademisë së Transparencës SH.B.A – Shqipëri, për të ofruar ndihmë teknike në qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimin anti-korrupsion dhe reformën në drejtësi. Akademia do të fillojë së shpejti punën e saj të rëndësishme këtu në Shqipëri.
Sot është edhe Dita Amerikane e Falenderimeve, një ditë për të menduar mbi gjërat për të cilat jemi mirënjohës. Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi mirënjohës për miqësinë midis dy vendeve tona dhe urave të shumta midis dy popujve tanë. Së bashku, ne do të vazhdojmë të rindërtojmë Shqipërinë, do të qëndrojmë të fortë përballë fatkeqësive, dhe do të ecim drejt një të ardhmeje më të sigurt, më të begatë. Sot, Shqipëria është në mendimet tona.
Ditari politik









Të fundit

Princi William inkurajon britanikët të bëjnë vaksinën e Covid-19
19 Janar 2021, 15:10
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
19 Janar 2021, 14:55
Deklarata e mjekëve në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për infektimet me Covid
19 Janar 2021, 14:51

"Vogue" rëndit Dua Lipën dhe motrën e saj Rinën si të veshurat më bukur
19 Janar 2021, 14:38


Skandali te “Shefqet Ndoqi”, Tire Alldervishi kërkon të dalë nga qelia
19 Janar 2021, 14:15
Spaho prezantohet me strukturat e PD në Korçë, Salianji: Synojmë 6-7 mandate
19 Janar 2021, 13:54
Kryemadhi në Fier: Rama është me oligarkët, bizneset mbyllen përditë
19 Janar 2021, 13:54

Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi i saj
19 Janar 2021, 13:19
Basha: Jam në komunikim me BE-në, Rama kërkon të fshehë dështimin
19 Janar 2021, 13:13

Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim, DW: Shqipëria si një ofrues zgjidhjesh
19 Janar 2021, 13:01
Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë
19 Janar 2021, 12:46





Karantinohet ministri britanik i Shëndetësisë, pati kontakt me një të infektuar
19 Janar 2021, 11:33
Fiskalizimi, Denaj: E nisëm nga një kënetë dhe ndërtuam karabina
19 Janar 2021, 11:29