Flash News

E-TJERA

Kushti për të udhëtuar në BE, Tomini: Çfarë do të bëjmë nëse EMA s'miraton vaksinat ruse dhe kineze

Kushti për të udhëtuar në BE, Tomini: Çfarë do

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar se nëse EMA nuk miraton vaksinat ruse dhe kineze dhe aplikon kushtin e vaksinimit për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, do të ketë marrëveshje ndërqeveritare për të favorizuar lëvizjen e udhëtarëve. Ajo shtoi më tej se nuk do të ketë asnjë kusht për hyrjen në territorin shqiptar.

"Nga EMA janë duke u vlerësuar të dy vaksinat, kërkon një proces të detajuar dhe kërkon kohë dhe ky proces përshpejtohet në kuadër të pandemisë. Pa u miratuar nga BE nuk është i zbatueshëm, por nëse ndodh prioritet do te jenë vetëm ata që janë vaksinuar me Pfizer dhe AstraZeneca. Askush nuk do të donte të ndërpriste udhëtimet. Nuk mundet të vendoset një kufizim i tillë, nëse BE do jetë e dakordësuar për aplikimin e këtij kushti, do të ketë marrëveshje ndërqeveritare për të favorizuar procesin e lëvizjes së udhëtarëve. Shqipëria nuk ka asnjë kufizim për hyrjen e udhëtarëve dhe nuk do ketë kushte për hyrjen në territorin shqiptar” tha Tomini në A2

Sa i takon rritjes së rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, Tomini shprehet se kjo ishte e pritshme për shkak të fushatës elektorale, ndërsa shtoi se lehtësimi apo ashpërsimi i masave varet nga situata.

“Është e pritshme rritja e rasteve në javën e 2-3 të majit për shkak të fushatës, virusi është prezente transmetueshmëria është e ulët kemi raste asimptomatike. Kemi tendencë në rritje dhe situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Në varësi të situatës dinamike vijojmë me lehtësimin apo ashpërsimin e masave” tha Tomini.

Të fundit